16:26 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkohet Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese mbetet dhe pa kryetar

10:10 | 17/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kaloi Vetingun/ ONM kundër vendimit të KPK për kreun e Kushtetueses: Të ankimohet

Është shkarkuar nga ana e Kolegjit të Posatshëm të Apelimit kreu i Gjykatës Kushtetuese të vendit Bashkim Dedja.

Ishte Komisioneri Publik ai që ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi mori në konsideratë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Sipas ONM, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Trupa në KPA përbëhej nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Anëtarët arritën në përfundimin se Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Më herët Vetingu ka rrëzuar një pjesë të mirë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e nxjerrë jashtë funksionit këtë institucion.

Fatos Lulo ishte anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtari i parë që iu nënshtrua procesit të vetingut. Më 23 mars, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shpalli atë të papërshtatshëm, me argumentin se dispononte pasuri të shumta me burime të pajustifikuara. Lulo zgjodhi të mos paraqitej vetë në komision por dërgoi një avokat. Ai e apeloi vendimin e komisionit ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzoi kërkesën e tij më 17 qershor.

Më 23 prill, Altina Xhoxhaj u ngel në veting për mospërputhje deklarimesh, mosjustifikim pasurie dhe mungesë të ardhurash. Xhoxhaj është në pritje të apelit në Kolegj.

Më 10 maj vetingu rrëzoi Fatmir Hoxhën, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese me tre anëtarë ndërsa në korrik, Gani Dizdari, i fundit që iu nënshtrua vetingut, u shpall gjithashtu i papërshtatshëm.

Ndërkohë që e vetmja që ka kaluar vetingun është gjyqtarja Vitore Tusha, e propozuara e presidentit Meta për kreun e KLSH-së.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Studentëve po iu soset durimi, nis bllokimi i rrugëve në Tiranë: Ja çdo bëjmë nëse nuk plotësohen 8 kërkesat!

Para

“Artikull shkencor i kopjuar pothuajse plotësisht”, Taulant Muka publikon plagjiaturën e rektores

Para
“Artikull shkencor i kopjuar pothuajse plotësisht”, Taulant Muka publikon plagjiaturën e rektores

“Artikull shkencor i kopjuar pothuajse plotësisht”, Taulant Muka publikon plagjiaturën e rektores

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta

Greqi/Makina goditet nga treni në Patra, ndërhyrje në kohë e zjarrfikësve

Kleana Xhuveli kërkon revokimin e dorëheqjes nga kandidimi në Qarkun Tiranë

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.