Pas vetëm 3 muaj e gjysmë në detyrë, Drejtori i komanduar në Hipotekën e Sarandës, Gledis Duka është shkarkuar. Kujtojmë që Duka shpesh herë është akuzuar nga PD se ishte lajmëruar në mënyrë të paligjshme si Zv/Regjistrues e më pas si Regjistrues në Hipotekën e Sarandës, pavarësisht se kishte vetëm 6 muaj eksperiencë në sektorin privat. Shpeshherë ai është denoncuar në media për kaosin e krijuar në hipotekën e Sarandës 3 muajt e fundit.
Drejtoresha është shkarkuar dy muaj më parë, ndërsa Gledis Duka thjesht ka qenë i përkohshëm duke qenë se ka qenë zëvendësues.Tani me emërimin e të riut rikthehet në poziconin e mëparshëm.
“Partia Demokratike dega Sarande, denoncon me force komandimin si Regjistrues te ZVRPP Sarande, te shtetasit Gledi Duka. Komandimi i tij bie ndesh me ligjin per ZVRPP, ku percaktohet qarte qe Rregjistruesi duhe te kete pervoje pune jo me pak se 5 vjet ne administraten publike dhe te kete specializime ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme. Ky shtetas, ka eksperience pune vetem 6 muaj ne sektorin privat dhe 3 muaj ne administraten shteterore”, shkruante PD në reagimin e saj disa muaj më parë.
(J.D/Faxweb.al)