11:11 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjes, nuk justifikoi pasurinë

13:37 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjes, nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahini.

Në seancën dëgjimore drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjes nuk ka justifikuar pasurinë që zotëronte, kështu që KPK pas shqyrtimit të seancës dhe dokumentacionit përkatës mori vendimin për të shkarkuar nga detyra Shahinin.

Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Suela Zhegu anëtare, ndërsa seanca u ndoq nga vëzhguesi ndërkombëtar Branko Hrvatin.

Pine pohoi se sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, të dorëzuar në KPK, prokurori Çlirim Shahini kishte kryer deklarim të saktë, nuk kishte kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

Përpos kësaj KPK ndërmori një hetim të pavarur lidhur me deklarimin e pasurisë së Shahinit ku evidentohej edhe shkelja, ç’ka solli dhe shakrkimin e tij nga detyra.

Njoftimi i plotë i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.03.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Çlirim Shahini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.03.2019 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

Etiketa: Clirim Shahini shkarkohet nga detyraKPK shkarkon drejtuesin e prokurorise
Pas

Grabitja e blindave me para në Rinas, Prokuroria kërkon 107 vite burg për bandën

Para

‘’Dy duar për një kokë janë”, çfarë po paralajmëron Ylli Rakipi: Ndihem i rrezikuar nga Edi Rama…(Video)

Para
Debati mbi “median e kazanit”, Rakipi-Ramës: Një koleg më tha “t’ia mbledhim, t’i themi legen”

‘’Dy duar për një kokë janë”, çfarë po paralajmëron Ylli Rakipi: Ndihem i rrezikuar nga Edi Rama…(Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.