Është shkarkuar Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj. Burime bëjnë me dije se Kastriot Skënderaj i është komunikuar shkarkimi mëngjesin e sotëm. Drejtori i Policisë Tiranë pak momente më parë është përshëndetur me stafin. Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit.
Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra. Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimisht u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.
Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qënë dakort me largimin, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.
Ndërkohë derimë tani nuk ka një konfirmim nga ana e policisë, që jozyrtarisht shprehen se lajmi është ”fake”. Na mbetet të presim dhe të shohim zhvillim e ngjarjes në vijim.
(E.K/FAXWEB.AL)