Marrin fund zërat. Ylli Manjani nuk do të jetë më Ministri i Drejtësisë. Tashmë gjithçka është konfirmuar në një shkresë zyrtare të drejtuar presidentit nga kryeministri Rama, ku kërkohet shkarkimi i tij.
Edhe dje burime të ‘’Shuplakës’’ e paralajmëruan shkarkimin e tij pas një sherri në qeveri me kryeministrin Rama.
Mësohet që emri që do të pasojë Manjanin në këtë post do të jetë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Edhe propozimi për emërimin e Vasilit në këtë post i është dërguar Presidentit.

Rreth orës 13:00 pritet që dhe ish-Ministri Manjani mund të quhet tashmë do të dalë në një konferenë për shtyp. Gjithçka erdhi pas disa takimeve të njëpasnjëshme në zyrën e Kryesisë së Kuvendit ku Meta priti fillimisht Ramën dhe më pas Ylli Manjanin. Manjani erdhi në krye të Ministrisë së Drejtësisë në nëntorin e vitit 2015, ku zëvendësoi një tjetër Ministër të LSI-së, Nasip Naçon. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post