Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, Fatjon Fasho.
Ky i fundit tha se asgjë nuk është zyrtare, madje lajmin e ka mësuar nga portalet dhe së asnjë shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit nga kontrolli i forcave operacionale në qelinë e të fortit të Lushnjes, Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyshuar në pritje të gjykimit si drejtues i një grupi kriminal që ka realizuar 17 ngjarje, si vrasje, atentate e shpërthime me tritol, në harkun kohor të viteve 2019-2023.
Bashkë me drejtorin Fatjon Fashon, burimet shtojnë se është shkarkuar dhe Sokol Kacoli, shef i policies së burgut Drenovë.