Është shkarkuar nga detyra drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi. Pak ditë më parë Melsi Labi akuzoi Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron se nuk po mbështet Muzeun Kombëtar por ka favorizuar muzetë privatë, akuza të cilat u hodhën poshtë nga Ministria e Kulturës. Por sipas saj akuzat e Labit janë të pavërteta, ndërsa largimi i tij nga detyra është bërë për thyerje të disiplinës.
Në një intervistë për “Dritare.net” Labi deklaroi se buxheti që pritet t’i akordohet Muzeut për vitin 2017 është disa herë më i ulët sesa realisht i nevojitet.
“Buxheti për 2017 nuk ka dalë ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milionë lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë”, ka thënë Labi.
Në vitin 2008 Melsi Labi ka qenë drejtor i qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit. Vitet e fundit ai ka mbajtur funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave për Artin në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në nëntor 2013 u zgjodh drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë. (J.V/Shuplaka)