21:03 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkarkohet nga detyra polici që mori rryshfet, pritet arrestimi. Gazetari e filmoi fshehurazi (NGJARJA)

15:00 | 04/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
Shkarkohet nga detyra polici që mori rryshfet, pritet arrestimi. Gazetari e filmoi fshehurazi (NGJARJA)

Shkarkohet nga detyra polici R.Çollaku që mori rryshfet nga një gazetar, i cili filmoi momentin e mitmarrjes, publikuar nga ”Shuplaka”. Burime të Policisë së Shtetit thonë se pezullimi nga detyra i policëve rrugorë, polici që mori rryshfet dhe kolegu i tij, në shërbim në zonën e Golemit ka qenë i menjëhershëm, ndërsa strukturat e brendshme po hetojnë ngjarjen deri në arrestimin e tyre.

Gazetari ka regjistruar fshehurazi, duke nxjerrë skemën e korrupsionit të policit dhe si ai manipulonte me gjobat duke marrë rryshfet. Për 5 mijë lekë të vjetra, polici i rrugores, ka shmangur një penalitet të madh për gazetarin që po drejtonte mjetin, pasi ai kishte harruar në banesë patentën.  Gjoba 10 mijë lekëshe i është prerë për mosndezje të fenerave dhe jo mungesë patente, ndërkohë që Çollaku ka marrë 5 mijë lekëshin për këtë ”nder”. (V.G/SHUPLAKA)

BISEDA E PLOTË E REGJISTRUAR PA DIJENINË E POLICIT:

Gazetari: Do më vesh gjobë apo do pish një kafe të jap një 5 mijë lekësh, unë të thashë thjesht pa dashje?

Polici: Po ta vë një gjobë të vogël, një 10 mijë lekësh, s’kam si e rregulloj ndryshe, po ta vëj kështu…për dritat.

Gazetari: Po unë të thashë thjesht pa dashje.

Polici: Jo jo të kam vënë një gjobë të vogël se do e hash më keq ashtu për patentën shkon 800 mijë lekë.

Gazetari: S’ke si e rregullon ndryshe thashë t’i binim më për shkurt, thashë se e kishe më të mundshme ashtu.

Polici: Po jo të thashë e kam të pamundur, kam dhe unë kontroll se vjen ndonjë sheh letrat thotë pse e ke mbajtur këtu. Nuk i njohim të gjithë njerëzit a kupton.

Gazetari: Thashë se e kishe më të mundshme ashtu.

Polici: Nuk i njofim njerëzit mo burrë.

Gazetari: Po unë këtu jetoj mo burrë te kompleksi në Golem, pavarësisht se nuk rrij shumë aty.

Polici:  E kupto sesa të besova unë ty ë?

Gazetari: Ë se s’ka problem.

Polici: Se po të besoja të kisha pritur sa të vije me patentën.

Gazetari: Merreni dhe një kafe meqë e nisa.

Polici: Rrofsh faleminderit, unë e bëra punën time.

 

Etiketa: filmimgazetarirryshfet
Pas

Takaj flet për trajnerin dhe merkaton: Daja ishte zgjedhja më e mirë, nuk e donim Bonifejs

Para

Lufta kundër trafikantëve të drogës, 6 mijë të vrarë nga shteti në Filipine

Para
Lufta kundër trafikantëve të drogës, 6 mijë të vrarë nga shteti në Filipine

Lufta kundër trafikantëve të drogës, 6 mijë të vrarë nga shteti në Filipine

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.