Qeveria ka shkarkuar nga detyra Perfektin e Qarkut të Beratit, Harilla Dafa, dhe në vend të tij ka emëruar Valbona Zylyftari.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja se pse Dafa është liruar nga detyra.