Sulejman Starova, pas tre barazimeve radhazi me Flamurtarin, Luftëtarin dhe Bylisin, është larguar nga krubinasit.
Drejtuesit e Laçit me shumë mundësi e kishin përgatitur lëvizjen dhe më pas kanë zgjidhur marrëveshjen me Starovën.
Armando Cungu është zgjedhja e Laçit. Shkodrani rikthehet te bardhezinjtë, klub me të cilin ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën në vitin 2015. A
Ai do të drejtojë Laçin në ndeshjen e radhës në transfertë kundër Tiranës.