Është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtori i Hetimit Tatimor të Tiranës, Ervin Hoxha. Arsyet për shkarkimin e zëvendës drejtorit nuk janë bërë publike.
Shkarkimi i tij vjen tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet në të gjithë plazhet e vendit dhe kryesisht në zonat turistike.
Burime bëjnë me dije se Ervin Hoxhës i është kërkuar ditën e hënë dorëheqja prej ministres me kërkesë të kryeministrit Rama.
Kujtojmë së ditën e djeshme kryeministri Edi Rama bëri publik lajmin se disa inspektorë në qytetin e Durrësit kishin abuzuar me detyrën.
Rastet abuzive u zbuluan nga qytetarët, të cilët raportuan në aplikacionin “Stop Informalitet” për shkelje në subjektet që vetë inspektorët i kishin ‘firmosur’ si biznese të rregullta.
(M.Q/Faxweb.al)