Lidhur me ndërprerjen e kontratës me 66 punonjës te shërbimeve publike në Bashkinë Selenicë, kryetari aktual Pëllumb Binaj sqaron, se kjo ndërprerje është bërë në bazë të urdhrit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas Binaj, në janar të këtij viti raporti i KLSH-së ka vërejtur 66 punonjës me kontratë të pjesshme, që paguheshin me vetëm 12 mijë lekë të rinj në muaj, në raport KLSH ka theksuar ndërprerjen e kontrates pasi nuk zbatohej ligji mbi Kodin e Punës.
Binaj shton se urdhri i KLSH nuk u zbatua sipas kërkesës së KLSH që kishte lënë afat muajin mars 2019. Kemi ndërprerë kontratën me këta punonjës ka thënë Binaj sipas kërkesës dhe raportit të KLSH-së.