Anuela Ristani: Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.