Prokuroria e Tiranës ka zbardhur detajet se si funksionin grupet kriminale që shpërndanin lëndë narkotike në shkolla dhe lokalet e Tiranës.
Në deklaratën e saj prokuroria bën me dije se hetimet kishin disa muaj që zhvilloheshin dhe u përdorën metoda speciale hetimi, ku u arrit të vërtetohej veprimtaria kriminale e dy grupeve që përbëheshin nga 24 persona për të cilët u kërkua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’.
Hetimet kishin nsur në muajin Janar të këtij viti dhe rezulton se të gjithë të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronintë ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Tiranës dhe të Kamzës, kryesisht tek të rinjtë.
Shpërndarja kryhej në lokalet e natës, në ambientet më të frekuentuara nga të rinjtë dhe pranë një gjimnazi në Tiranë.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë janë rritur procedimet penale me metoda proaktive duke bërë të mundur dokumentimin e një sërë procedimeve penale.
Hetimet proaktive dhe përdorimi i metodave speciale të hetimit me qëllim parandalimin dhe goditjen e formave të organizuara të veprimtarisë kriminale dhe fenomeneve shqetësuese si shpërndarja e lëndëve narkotike në mjediset e të rinjve dhe institucioneve edukuese, mbeten në fokusin e Prokurorisë Tiranë.