Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka marrë pjesë në takimin e Drejtorëve të Policisë Europiane në Hagë dhe Holandë. Gjatë mbledhjes siç raportohet,Veliu ka zhvilluar edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës, z Erik Aberkoom. Gjatë takimit ai nuk ngurroi ta falenderonte policinë holandeze për bashkëpunimin në operacionin “OAZ”, ku u arrit të shkatërrohej edhe grupi “Bajri”. Nga ana tjetër Drejtori i Policisë Holandeze theksoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Kujtojmë që para katër ditësh në vendin tonë dhe në Holandë u bë i mundur arrestimi i 11 personave të grupit “Bajri”. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë holandeze, ku pati edhe arrestime në Roterdam të Holandës.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane në Hagë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet në qendrën e Europol në Hagë, Holandë.
Drejtori i Përgjithshëm shoqërohet nga shefi i Zyrës Kombëtare Europol dhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit në Europol. Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Holandës z. Erik Akerboom. Në këtë takim ai falënderoi Drejtorin e policisë holandeze për bashkëpunimin gjatë operacionit të fundit të koduar “OAZ”, që u finalizua në bashkëpunim me Policinë holandeze ku u godit një grup kriminal që operonte në Shqipëri dhe Holandë.
Në fjalën e tij, Akerboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacionesh dhe operacione të tjera të përbashkëta. Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderime për punën e policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet.
Në fund të takimit Veliu ftoi Drejtorin e Përgjithshëm Akerboom për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga homologu holandez.
(J.D/Faxweb.al)