Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas ngjrjas së ndodhur në Finiq ku persona të paidentifikuar shkatërruan memorialin e nacionalistit grek Thimio Lolit mbrëmjen e kaluar.
“Dënojmë fuqimisht aktin. Autorët të vihën para drejtësisë sa më shpejt. Të rikthehet ndjenja e sigurisë te pakica greke në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Ndërkohë edhe minoriteti grek në Shqipëri përmes ΟΜΟΝΟΙΑ-s e ka dënuar këtë akt duke e quajtur një “goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek”.
Reagimi i plotë:
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek
ΟΜΟΝΟΙΑ
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Sarandë, më 23 Korrik 2019
Lënda: Goditje terroriste në zemër të Minoritetit Etnik Grek. Indiferenca e autoriteteve kompetente për të gjetur autorët e vandalizimit para disa muajsh të Monumentit të Thimjo Lloli i lë ato të ekspozuara.
Inisiativë e OMONOIA-s për ringritjen e monumentit të ri dinjitoz.
Sot në të gdhirë në kryefshatin e trevave të Vurgut, në Krane dhe pikërisht në qendrën e komunitetit, në ambientet e oborrit të Kishës së Hirshme dhe Shkollës, u shënua një goditje e organizuar terririste me përdorim të një sasie të konsiderueshme lëndësh plasëse. Shkas përbën akoma një herë vandalizimi i Monumentit që me nismë të BDMEG OMONOIA, banorëve të fshatit dhe me miratimin e autoriteteve lokale, ishte ngritur para disa vjetësh për të nderuar Kujtimin e luftëtarit legjendar për të drejtat e komuniteteve lokale, Thimjo Lloli.
Monumenti pas këtij akti u shkatërrua tërësisht por përtej kësaj grupi i organizuar që veproi deshi të dërgoj edhe mesazhin se nuk mjaftohet vetëm me vare dhe lloza. Tanimë aktivizohet me metoda të terrorizmit!
Nga ana e jonë si një akt të tillë e denoncojmë dhe drejtojmë thirrjen tonë autoriteteve kompetente shtetërore ta trajtojnë me praktikën adekuate të organizatës së strukturuar terroriste që frymëzohet nga urrejtja nacionale dhe vepron me metodat e terrorizmit Islamik. Madje indifirenca e autoriteteve policore për të gjetur dhe dorëzuar në bankën e të akuzuarve ata të cilët para pak muajsh realizuan vandalizimin e Monumentit dhe të Flamurit Grek, e vë në pozitën e bashkëpërgjegjësisë.
Madje nuk është koinçidencë e rastit që bashkë me të tjera episode të rënda të grabitjeve dhe shkatërrimeve në banesa të pjesëtarëve të MEG, të gjitha ndodhin në kuadrin e gjendjes së brendshme jo të qëndrueshme në Shqipëri dhe në periudhën që pjesëtarë të Komunitetit tonë që jetojnë në Greqi, kthehen masivisht në fshatrat dhe krahinat e tyre.
Nga ana e jonë si BDMEG OMONOIA jemi tanimë orientuar në vendimin që arkitektë dhe artistë pjesëtarë të MEG të realizojnë projektin respektiv dhe propozimin dhe gjithashtu realizimin e një fushate mes anëtarëve të Organizatës,për grumbullimin e fondeve të nevojshme, për ngritjen e një Monumenti të ri të përshtatshëm për Thimjo Lloli-n por edhe për historinë e përpjekjeve tona në vijimësinë e prezencës historike të Helenizmit në trevat amtare.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit
BDMEG OMONOIA
Mbrëmjen e kaluar është hedhur në erë memoriali i Thimio Lolit i niohur si hero nga grekët në Krane të Finiqit.
Lënda shpërthyese e cila është përdorur për këtë akt dyshohet se ka qenë dinamiti, ndërkoh shpërthimi ka shqëtësuar dhe tremebur banorët e zonës. Gazetarja e Fax News Silvi Sulaj ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk ka prezencë të policisë aktualisht.
Kjo është hera e dytë që bëhet një tentativë e tillë ndaj këtij memoriali, që i përket nacionalistit grek, i cili akuzohet për disa masakra ndaj shqiptarëve. Por këtë herë dëmet kanë qenë shkatërruese pasi pllaka me emrin e tij është thyer e gjitha ndërkohë është shkatërruar edhe bazamenti ku ishte vendosur.
As autorët e aktit të parë as të fundit nuk janë zbuluar
Njoftimi i ngjarjes është nga banorët e zonës, të cilët kanë ndjerë shpërthimin, dhe kanë vënë në dijeni policinë.
Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve ndaj shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun.
Po ashtu ai akuzohet se masakroi çamët në 1944 krah Zervës, dhe pranë memorialit të tij vijnë çdo vit shumë ekstremistë për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir.
(F.GJ/FAXWEB.AL)