Mbetjet inerte, që po hiqen nga Jala po hidhen gjatë natës në kthesat e Llogorasë. Këto janë pamjet e siguruara nga Fax News nga zona piktoreske e kthesave të Palasës.
Pas shembjes së ndertesave në Jale, ka nisur dhe pastrimi i mbetjeve inerte. Pastrimi kryhet nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
Të cilët në mënyre abuzive këto mbetje i kanë hedhur në disa pika përgjatë kthesave të Palasës. Hedhja e inerteve ka pak ditë që po kryhet ndërsa ende nuk ka asnjë reagim.
Kujtojmë që gjatë muajit shtator, IKMT nisi shembjen e një sërë objektesh në Jalë, ku pati edhe përplasje me banorët.
(J.D/Faxweb.al)