Një tjetër operacioni rëndësishëm antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë, ku janë shkatërruar dy organizata kriminae.
Në kuadrin e luftës kundër drogës dhe të ndalimit të trafikut të lëndëve narkotike policia ka ndërmarrë një aksion të madh për arrestimin e shumë përsonave.
Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ekzekutuar një operacion të përbashkët antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane.
Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi. Droga trafikohej me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.
Operacioni “Shefi” ka nisur hetimet në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit.
(E.K/FAXWEB)