Në Itali është shkatërruar një bandë droge që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Sipas mediave italiane një operacion antidrogë, i koduar “Balkan” ka zbuluar trafikanët, 37 shqiptarë dhe 24 italianë. Po kështu nga policia janë sekuestruar 1 ton drogë e dyshuar si marjiuanë nga operacioni i koduar CANTANIA.
Theksojmë se operacioni u zhvillua nga policia e Ragusa dhe Guardia di Finanza e COMO-s. Sipas hetimeve, droga e llojit marijuhanë vinte nga Shqipëria në sasi të mëdha dhe pastaj shpërndahej në Itali.
Në kuadër të këtij hetimi, nisur në vitin 2012 janë kryer kontrolle të befta në shumë qytete të Italisë. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publike nga ana e policisë, shkruan ragusanews. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post