Nga policia italiane ka rënë në pranga katër shtetas shqiptarë pasi ata ishin pjesë e një bande e cila merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bibione, Venecia.
Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në banesë janë sekuestruar në cilësinë e provës material 6.5 kilogramë marijuanë, 42 gram kokainë, dy automatikë “Scorpion 765” prodhim i Çekosllovakisë dhe mjete të tjera të nevojshme për paketimin e drogës. Hetimi për këtë çështje ka filluar që prej nëntorit të vitit të kaluar.
4 shqiptarët e ndaluar janë: Sokol Pali, 32 vjeç; Hysni Sheshi, 37 vjeç, Ilirjan Isufi, 35 vjeç dhe Anisa Mema, 30 vjeçe. Tre burrat janë dërguar në burgun e Pordenones, ndërsa për 30-vjeçaren prokurori vendosi arrest shtëpie, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)