Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që shqfrytëzonte vajzat për prostitucion. Në pranga të policisë kanë rënë 22 persona, të gjithë shqiptarë.
Akuza ndaj tyre rëndon për “shfrytëzimi të rëndë prostitucioni”.
‘Milano Today’ shkruan se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë, përveç një gruaje rumune, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre. Po ashtu policia sekuestroi edhe 25 mijë euro.
Mësohet se grupi në fjalë shfrytëzonte vajzat për prostitucion në zonat Brianza dhe Comos. Sulmimi për të arrestuar ata u krye në të gjithë Lombardinë.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post