Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge ne Itali e cila drejtohej nga shqiptarë.
Referuar mediave fqinje, raportohet se shtetasit shqiptarë kishin shkuar me viza turistike në Itali dhe kishin ngritur një bandë të trafikut të kokainës.
Të dhënat paraprake tregojne se në pranga u vunë Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeç, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç.
Ata kishin mbërritur në Rivierë me një vizë turistike në fund të së cilës, ktheheshin në vendin e tyre.
Referuar burimeve policore, mediat shkrujnë se e veçanta e trafikut ishte se klientët kontaktonin një numër telefoni në Shqipëri. Ndërkohë nga jashtë, shpërndarësi zbatonte urdhrat në territorin e Riminit.
(E.K/FAXWEB.AL)