00:34 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkatërrohet grupi i grabitësve laçjanë, 7 të arrestuar në Shqipëri dhe në Francë (Emrat)

10:27 | 14/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkatërrohet grupi i grabitësve laçjanë, 7 të arrestuar në Shqipëri dhe në Francë (Emrat)

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë shkatërruar një grup grabitësish shqiptarë që operonin kryesisht në Francën Lindore, Belgjikë, Itali, Spanjë dhe Gjermani.

Arrestimi i 7 shtetasve shqiptarë është bërë në prill të 2019-tës, ndërsa lajmi është njoftuar në një konferencë të përbashkët shtypi nga kryeprokurori i rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj të hënën (13 maj) në Nancy (Meurthe-et-Moselle).

Të arrestuarit mësohet se grabisnin kryesisht banesa dhe vlera e mallrave të vjedhura është 300.000 euro.

Katër persona nga e njëjta familje, Kajtazi, u arrestuan në Uckange dhe Hayange, në prill të dyshuar si bashkëpunëtore në vjedhje. Familja Kajtazi ishte prej dy vitesh rezidente në Francë dhe dyshohet se u gjente tre të rinjve shqiptarë banesa që ti vidhnin.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, me banim në Laç. Për këta persona, gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”.

“Kjo është hera e parë që arrestimet e grabitësve shqiptarë kryhen në vendin e tyre të origjinës pas akteve të kryera në Francë,” tha prokurori François Pérain.

Ndërsa prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.

Ata akuzohen për vjedhjen me forcë të rreth 70 apartamenteve, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018 dhe vlera e mallrave të vjedhura, përfshirë bizhuteri, telefona dhe para kesh arrin 300.000 euro.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: hajdarmatajshkaterrohet banda e grabitesve
Pas

U fol për një draft-marrëveshje Rama-Basha, kreut të PD-së i shkon në zyrë ambasadori britanik

Para

Grabitjet e parave të bankave në Rinas, pushohet çështja ndaj Admir Muratajt

Para
Nuk vërtetohet vdekja e tij, Prokuroria mban hapur hetimet për Admir Muratajn

Grabitjet e parave të bankave në Rinas, pushohet çështja ndaj Admir Muratajt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.