Pas arrestimeve të policisë lidhur me një laborator heroine të zbuluar në Has, janë zbuluar të tjera detaje.
Bëhet e ditur se agjentë të DEA-s dhe hetues nga Gjermania kanë zbuluar e shkatërruar laboratorin e heroinës në Has.
Gjatë aksionit të nisur mbrëmjen e djeshme, burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë qenë të pranishëm disa agjentë të DEA-s dhe përfaqësues të Policisë Gjermane.
Ndërkohë që dy ditët e fundit në Tiranë kanë qenë përfaqësues të lartë të agjencive Amerikane dhe Gjermane.
Burimet thanë se, hetimet janë drejtuar pikërisht nga agjentët e DEA. Këta të fundit kanë qenë me uniformën e DEA në aksion.
(M.Q/Faxweb)