Pas kontrollit të rreptë të të gjithë bregdetit, baseneve të lumenjve dhe nyjeve të inerteve, janë marrë masa ndaj subjekteve që rezultojnë të kenë shkelur ligjin.
Mësohet se Inspektoriati Shtetëror i Ujrave ka penalizuar tri kompani për shkelje të ligjit.
Janë vendosur gjoba në Vlorë, Durrës e Vorë, për shfrytëzim inertesh, veprimtari të paligjshme në brigje dhe ndotje në mjedis. Mësohet se tri subjektet janë penalizuar me gjoba që varijojnë nga 1 deri në 2 milionë lekë.
Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrativ të Ujërave
Inpektoriati Shtetëror i Ujrave, pjesë e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, ka vazhduar edhe sot aksionin për kontrollin e të gjitha brigjeve dhe zonave ku mund të ketë probleme nga shfrytëzimi i inerteve, veprimtarive në brigje apo edhe ndotjet e mundshme.
Për këto arsye, inspektorët e ISHU-së kanë marrë masa administrative me gjovë ndaj 3 subjekteve në Vlorë, Durrës dhe Vorë (Tiranë), duke i penalizuar me gjoba nga 1 deri në 2 milionë lekë.
Në Vlorë, inspektorët e ISHU-së kanë gjobitur me 2 milionë lekë kompaninë “Halili” sh.p.k, pasi nxirrte inerte nga Lumi i Vlorës pa leje përkatëse dhe nuk dispononte asnjë dokumentacion për këtë veprimtari.
Një tjetër masë e inspektorëve të Insptoriatit Shtetëror të Ujrave, është marrë ndaj kompanisë “Everest” në qytetin e Durrësit. Shoqëria në fjalë është gjobitur me 2 milionë lekë për veprimtari në brigje, pasi hidhte materiale inerte në bregun e detit.
Ndërsa masa e tretë është vendosur në Vorë, ndaj shoqërisë “Authoctonus”, për shkak të ndotjeve që krijonte në mjedis. ISHU e ka gjobitur kompaninë me 1 milion lekë gjobë. Shoqëeria në fjalë, prodhuese e konfeksioneve, sipas konstatimit të inspektorëve, shkarkonte në një kanal vaditës ujrat me bojra e ngjyrues, pa marrë asnjë masë për patrimin e tyre.
Insptoriati Shtetëror i Ujrave njofton se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjithë bregdetin shqiptar, në të gjithë basenet e lumenjve dhe ku ka kantiere ndërtimi apo nyje inertesh për të parandaluar çdo abuzim, si dhe iu bën thirrje të gjitha kokmapnie apo personave fizikë që ushtrojnë aktivitete, që të shmangin abuzimet. Në të kundërt, do të ndërmerren masa penalizuese ndaj tyre, pa asnjë tolerancë.
Ndërkohë, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, ka urdhëruar marrjen e masave të menjëhershme për ndërprerjen e shfrytëzimit të inerteve në shtretrit e të gjithë lumenjve, si dhe marrjen e masave të menjëhershme për largimin e impianteve të prodhimit të inerteve në taracat e lumenjve.
(XH.A/SHUPLAKA)