02:00 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkeli perimetrin e lejuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet drejtuesi i motorit të ujit në Gjirin e Lalzit

11:25 | 13/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkeli perimetrin e lejuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet drejtuesi i motorit të ujit në Gjirin e Lalzit

Ndëshkohet me gjobë drejtuesi i një motori uji në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës. Mësohet se drejtuesi E.Ll shkeli perimetrin e lejuar të sigurisë ujore, duke vënë në rrezik pushuesit. Për pasojë drejtuesi u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj gjobë, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin e Gjirit të Lalzit Durrës, ndëshkohet me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues dhe vendoset masa e bllokimit për mjetin lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Gjirit të Lalzit, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues motor uji, që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore duke vënë në rrezik jetën e pushuesve në plazh.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin E. Ll., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Pas

Sherri mes policisë dhe qytetarit në Vlorë/ Përplasja nisi për një gjobë, arrestohen 2 persona, në kërkim dy të tjerë

Para

I bekuar nga Leo Messi, Yamal mbush 17 vjeç, mediat në Spanjë i kushtojnë faqet e para

Para
I bekuar nga Leo Messi, Yamal mbush 17 vjeç, mediat në Spanjë i kushtojnë faqet e para

I bekuar nga Leo Messi, Yamal mbush 17 vjeç, mediat në Spanjë i kushtojnë faqet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.