Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhuar trafikun.
Në fokus të kontrolleve ishin parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin në korsitë e biçikletave apo të mjeteve ndihmëse; lëvizja jashtë korsive të dedikuara, me patina elektrike; shtetasit që drejtojnë motomjete, pa kaskë mbrojtëse; konstatimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit; konstatimi i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore.
Si rezultat i monitorimit të pandërprerë, policia njoftoi se gjatë javës së fundit janë 42 drejtues automjetesh të arrestuar/proceduar; 28 automjete të bllokuara për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.