Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës (ISHPSHSH), Arbën Seferi deklaroin se futja e matricave në sistemin e kontrollit të kushteve të punë nuk lë hapëësirë për të manipuluar proceset dhe shërben për të shmangur abuzimet
Sipas tij çdo subjekt i nënshtrohet kontrollit.
“Matricat përdoren nga punëdhënësit dhe inspektorët e punës. Kriterët ku bazohen këta të fundit ndahen në pika të ndryshme për të bërë rregullimin e punës. Inspektoriati punon në mënyrë rastësore por edhe në mënyrë të planifikuar por nuk jepen informacione për subjektet që i nënshtrohen kontrollit të saj. Platforma lë hapësirë për vetërregullim nga ana e subjekteve,” – tha Seferi gjatë një interviste në Televizionin Fax News.
Ai deklaroi gjithashtu se masa e gjobës për sipërmarrësit që gjenden në shkelje të normave të punës është 0 deri në 50 fishin e pagës minimale.
Sipas tij matricat shërbejnë për të ndjekur ecurinë e punës së inspektorëve ku ai që bën një shkelje e shkruan shkeljen që ka bërë dhe ajo i jep automatikisht shumën e gjobës përkatëse.
Seferi tha se abuzimi që bëhej përpara hyrjes në fuqi të kësaj platforme ishte tepër i madh dhe shqetësues.
“Njohja e subjekteve me penalitetet është detyra e inspektorëve të punës. Matricat përdoren edhe nga inspektorët edhe nga punëdhënësit”.
Lidhur me rastin e dy ditëve më parë në një një biznes fasonërie në Elbasan ku punonjëset e fabrikës u dhunuan edhe fizikisht nga administratori i firmës, Seferi tha se Inspektoriati i Punës ka ngritur menjëherë grupin e punës, dhe është pezulluar puna ndërkohë po vijohet të trajtohet si çështje.
Ai tha ndër të tjera se, fluksi i ankesave ka ardhur në rritje. Sipas tij gjatë vitit të kaluar në këtë institucion kanë mbërritur mbi 600 ankesa dhe kjo vjen si rrjedhojë e sensibilizimit të njerëzve dhe sipërmarrësve.
Gjithashtu, Seferi argumentoi se rastet e abuzimit me pagat, kushtet e punës dhe orët e zgjatura apo ditët e pushimit janë akoma evidente sidomos në fasoneritë dhe nëpër call centera, por sipas tij institucioni që ai drejton është në ndjekje të situatave dhe të rasteve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post