Moderatorja Arbana Osmani prej kohësh është në një romancë me regjisorin, Eduart Grishaj.
Kjo histori dashurie duket se ka ndikuar pozitivisht tek moderatorja, dhe e shikojmë në ditët e saj më të mira.
Arbana Osmani ka shkuar pranë tij për të shijuar disa ditë mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore që të fal Shqipëria.
“Në më të bukurin vend”,- shkruan Arbana Osmani përkrah fotos nga Thethi.
Por, si gjithnjë mjaft romantik Eduart Grishaj gjen komplimentet më unike për moderatoren: E bukura, “Zana e Maleve”.
Megjithatë në sy bie komenti i Alketa Vejsiut që nuk nguron t’ja thotë se dashuria të zbukuron.
“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”,– shkruan Alketa Vejsiu përkrah fotos së Arbanës.