Prokurori Shkëlqim Kokona i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” teksa ka folur për librin e tij “Shpirti i Trumcakut”, ka deklaruar se ky libër është një manual për të drejtat e personave që akuzohen nga shteti.
Po ashtu Kokona nuk ka lënë pa përmendur edhe përplasjen me prokurorin e Përgjithshëm Oslian Çela i cili kërkoi që të nisej një hetim për Kokonën për shkelje të disiplinës.
Kokona tha se kjo gjë është bërë nga ish-sigurimsat e shtetit të cilët sipas tij nuk kanë integritet dhe se në rastin e tij i janë shkelur të drejtat e njeriut, pasi as nuk është pyetur as nuk është thirrur
“Pse e solla këtë libër? Manual për të drejtat e personave që akuzohen nga shteti! Betohem me ndërgjegjen time se 40 vite karrierë, 10 vite në komunizëm dhe 30 në demokraci të gjithë të pandehurit e mi që kam pasur, nuk ju është shkelur asnjë e drejtë e njeriut është zhvilluar një proces i rregullt ligjor nga ana ime dhe nuk kanë marrë pafajësi asnjë nga personat që kam çuar në Gjykatë.
Kam jetën time dhe ndërgjegjen time. Pse e them këtë, sepse gjithmonë duke përjashtuar pozicionin e Prokurorit dhe magjistratit Olsian Çela i cili nuk është implikuar me diktaturën dhe me të drejtat e njeriut që i uroj suksese deri në fund në detyrën e tij, denoncoj në PP të gjithë ish oficerat e sigurimit të shtetit që kanë shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe të drejtat e njeriut.
Të cilët kanë bërë një proces administrativ duke futur në qorrsokak Prokurorinë e Përgjithshme për shkelje disilplinore, skandal idiotësi injorancë, kundra meje, pa më thërritur fare, pa komunikuar material fare. I them prokurorit të Përgjithshëm zëvendëso vartësit e tu, ish oficerë të sigurimit të shtetit me juristë dhe prokurorë më integritet. Të 24 kriteret e përcaktuara në këtë libër, i bëj thirrje prokurorit që ti lexoj pasi i ka shkelur në lidhje me mua. Kur më shkelën mua të drejtat çfarë ndodh me të pandehurit që janë në bankën e të akuzuarve.”– tha Kokona
Teksa ka inskenuar me moderatorin Rezear Xhaxhiu, ku ky i fundit u vendos në rolin e prokurorit, Kokona zbuloi disa detaje, duke theksuar se ai i dha të drejtën e fjalës një të drejtë që nuk ja dha Prokurori i Përgjithshëm.
Gjatë fjalës së tij Kokona tha se për 30 vite rresht paranë e zezë e ka shpërndarë Përparim Sanxhaku dhe grupi i “avokatëve të sukseshëm”, Sanaxhaku është çoku dhe ju e dini kush është pas tij.
Ai shtoi se mafia gjirokastrite-pogradecare, klani mafioz Berberi-Fino-Guxholli dhe Ruli është korporatë e krimit që kontrollon vendin dhe Pogradecin.
Më tej Kokona tha se kahu i armatosur kontrollohet nga Ilir dhe Meard Berberi të arrestuar nga unë dhe ngjarja e 8 gushtit (Të shtënat në hotel Voloreka në Pogradec) që opinioni e di është akt diversionist i këtij grupi klani në pushtet për të rrëzuar ministrin e Brendshëm dhe qeverinë.
“Më dhe të drejtën e fjalës që nuk ma dha prokurori i Përgjithshëm! Jetoj prej 5 vitesh në Pogradec, harxhoj shpenzime ditore 10 dollare në ditë. Marr rrogë 2200 dollarë në muaj dhe ja kaloj krejtësisht familjes time në administrim. Kaloj në akuzë tani, vetëm karburanti i automjetit të magjistratëve ju kushton 25 dollarë në ditë ndërsa unë shpenzoj vetëm 10 dollarë në ditë.
Për 30 vite rresht paranë e zezë e ka shpërndarë Sanxhaku dhe grupi i “avokatëve të sukseshëm”, Sanaxhaku është çoku dhe ju e dini kush është pas tij. Mafia gjirokastrite-pogradecare, klani mafioz Berberi-Fino-Guxholli dhe Ruli korporatë e krimit që kontrollon vendin dhe Pogradecin. Kahu i armatosur kontrollohet nga Ilir dhe Meard Berberi të arrestuar nga unë. Ngjarja e 8 gushtit (Të shtënat në hotel Voloreka në Pogradec) që opinioni e di është akt diversionist i këtij grupi klani në pushtet për të rrëzuar ministrin e Brendshëm dhe qeverinë.“- tha Kokona.
(M.Q/Faxweb.al)