Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka liruar gjyqtarin Shkëlqim Miri. Avoktai mbrojtës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë por kjo nuk u pranua nga Gjykata.
Sipas ekpretizës ka dalë që Miri është me turmor por nuk i rrezikohet jeta. Senaca zgjati më shumë se dy dorë dhe nuk iu ndryshua masa e sigurisë, mbeti në fuqi ajo e arrestit me burg.
Sjellim në vëmendje që gjatë kontrollit të banesës me urdhër të prokurorisë , iu gjetën rreth 300 milionë lekë të vjetra.
Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.
Prokuroria e Përgjithshme e hetonte Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda. Hetuesit dyshonin se Doda pagoi 20 mijë euro për gjykatësin në këmbim, lirisë. Gjykatësi ndryshoi kualifikimin e vrasjes së ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Ekzekutimi i Gazmir Dedjes u ndryshua nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post