Reagon ashpër edhe deputeti i Vlorës Shkëlqim Selami, për të cilin Prokuroria kërkon heqjen e mandatit pas mangësive në deklarimin e Formularit të Dekriminalizimit.
”S’mund të më bëjnë pis! Mua mandatin ma ka dhënë Vlora, s’ma heq dot njeri!”, u kundërpërgjigj sot Selami i LSI-së nga Kuvendi. Shkëlqim Selami reagoi pas Dashamir Tahirit, deputetit tjetër për të cilin prokuroria kërkon heqje mandati. Selami dyshohet se nuk ka deklaruar në formular të dhënat për arrest me burg të gjykatës së Brindisit në Itali si i dyshuar në organizatën kriminale në 1994.
REAGIMI I PLOTË:
”Po njerëzit që punojnë nuk i duan s’i duket. Zotëri merru me njerëzit që kanë probleme. Mua mandatin ma ka dhënë Vlora. S’ma heq dot njeri mandatin! Zero. Fare!
Prokuroria më tha në lidhje, duke qenë se KQZ i kish çuar dokumentet zyrtare që nuk ka asnjë lloj papajtueshmërie dhe është brenda të gjitha rregullave ata donin ta thellonin dhe të pyesnin për gjëra të tjera se mendonin se kish gjëra të tjera, bënë disa pyetje, rutinë, më thanë që është thjesht një çështje administrative.
Ça është kjo shpejtësi, ça u zë korrenti o zotëri, ça halli keni! Mbahuni me qetësi! Letrat i ke atje. Nuk diskutohet që ka prapavijë politike! E do troç?! Njerëz që nuk duan që ky vend të eci. Hajde heqim vëmendjen nga problemet reale dhe godasim njerëzit.
S’ka shanse! Zero. Nuk ekziston! Por s’mund të më bëjnë pis. Zero. Dhe nuk do lejoj asnjë njeri!
U bëj thirrje të gjithëve të shikojnë punën e tyre, të punojnë për këtë vend sa punoj unë për qytetin tim. Ky është fakti në Vlorë se unë s’punoj njëherë në vit. Unë punoj përditë! Kjo është, s’ka!” (V.G/SHUPLAKA)