Gjyqi te Krimet e Rënda i Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës, i paditur për shpifje, është shtyrë.
Gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës me kërkesë të avokatëve mbrojtës të kryetarit të grupit parlamentar socialist.
Balla ka kërkuar të jetë prezent në gjyq. Në seancën e parë ishin të pranishëm vetëm avokatët e të dyja palëve.
Balla ka qenë një nga përfaqësuesit e PS-së që është investuar më së shumti me akuza në drejtim të familjes së ish-kryeministrit Berisha.
Shkëlzen Berisha është akuzuar si i përfshirë në çështjen CEZ ku është marrë në pyetje dhe nga ana e Prokurorisë.
(E.K/FAXWEB )
Discussion about this post