03:09 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shkëlzen Berisha e kallëzoi penalisht, ish-juristi i CEZ: Nuk mund dhe nuk do të pranojë humbjen

19:55 | 07/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëlzen Berisha paralajmëron padi penale për shpifje kundër dyshes Bollino-Karaj

Ish-juristi i CEZ Romeo Kara ka reaguar pas kallëzimit penal të Shkëlzen Berishës ndaj tij për shpifje. Kara e quan këtë veprim të Berishës si akt që dëshmon shqetësimin e tij, pasi gjyktësi e mbylli çështjen në seancën e sotme.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se çështja sot u mbyll për shkak të mbërritjes së avokatit të tij 20 minuta me vonesë, mirëpo romeo Kara nuk mendon kështu.

“Berisha Junior, po justifikohet se çeshtja sot ne gjykate u pushua, se avokati i tij, ishte 20 minuta me vonese.

Absolutisht jo. Askush nuk e beson kete mashtrues qe ne veze, se gjykatesi e paska pushuar çeshtjen, vetem per kete shkak, pa marre miratimin nga Klani.

Berishat nuk mund ta pranonin komentin tim, ku une e konsiderova fitore pushimin e kesaj çeshtjeje.

Ata nuk mund dhe nuk duan ta pranojne humbjen, por ajo do te vije e sigurte, pa dashjen dhe miratimin e humbesve.”, shkruan ish-justi i CEZ.

Kujtojmë se Shkëlzen Berisha ka kallëzuar penalisht Romeo Karën, për shkak se ky i fundit e ka quajtur sekser të privatizimit të kompanisë OSSH te CEZ-i i çekëve.

Akuza penale ndaj ish-juristit të CEZ është “për shpifje”, e kryer në publik. Kjo nuk është hera e dytë që shkëlzen Berisha çon për ndjekje penale Romeo Karën, pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe në fund të janarit të këtij viti.

REAGIMI I PLOTË I ROMEO KARËS

Berisha Junior, i shqetesuar se mos i deshperohen ushtaret, nxitoi te publikoje, ridepozitimin e padise per shpifje ndaj meje.

Si gjithnje, duke perdorur terma qe nuk i kupton as vete, Junior tentoi te rivendose ne vend, autoritetin e neperkembur, pasi une e quajta mbylljen e çeshtjes nga gjykata, fitoren e radhes.

Berisha Junior, per te disaten here, me etiketon si urith, pa dhene asnje argument, qe mund te mbeshtese kete etiketim te tij.

Urithizmi nuk eshte as ne karakterin tim dhe as pjese e veprimtarise sime.

Asnjehere ne veprimtarine time, nuk kam vepruar pas kuintave, tinezisht dhe ne erresire.

Perkundrazi, une kam jetuar e vepruar hapur, ne drite te diellit dhe ne perballje te plote me te gjithe Berishat dhe veglat e tyre.

Eshte pikerisht Berisha Junior i cili i del si urith, kudo ku germohet, neper afera korruptive.

Eshte Berisha Junior, i cili ka vepruar gjithmone, nen pushtetin e babi Saliut dhe bandes se tij PD.

Eshte gjithmone ky pinjoll i Saliut qe, ka frike nga hapja e letrave, zbardhja e aferave, vendosja e rendit dhe drejtesise.

Klanit Berisha une i kam dale perballe dhe jo tinezisht, dhe jo vetem qe, nuk ju fshihem atyre, por i sfidoj ata, te dalin nga vrimat ku jane futur dhe te perballen me mua.

Berisha Junior, po justifikohet se ceshtja sot ne gjykate u pushua, se avokati i tij, ishte 20 minuta me vonese.

Absolutisht jo. Askush nuk e beson kete mashtrues qe ne veze, se gjykatesi e paska pushuar ceshtjen, vetem per kete shkak, pa marre miratimin nga Klani.

Berishat nuk mund ta pranonin komentin tim, ku une e konsiderova fitore pushimin e kesaj ceshtjeje.

Ata nuk mund dhe nuk duan ta pranojne humbjen, por ajo do te vije e sigurte, pa dashjen dhe miratimin e humbesve.

Asnje loje sperdredhese me gjykata e prokurori nuk e nxjerr me ne selamet klanin mafioz dhe antishqiptar Berisha.

Zarat u hodhen dhe fati i tyre eshte tashme i percaktuar.

Edhe pse nuk duan ta pranojne, vete Berishat jane mese te bindur, per kete qe une po them.

I biri i Saliut, paturpesisht shprehet ne faqen e tij te fb se une paskam dashur te shpetoj, me ane te veprimeve proceduriale.

Ky eshte niveli i lidereve te klanit Berisha. Nivel mjeran ne argumentim dhe shprehje.

A ka njeri ne kete dynja qe te besoje, se une paskam ndikuar ne kete procedure pushimi ceshtjeje?

Cfare lidhje kam une dhe medemek procedura e perdorur prej meje, me vonesen apo mosardhjen e avokatit te tij?

A thua vertete gjykatesi u ndikua prej meje, duke braktisur klanin, qe e vuri ne ate karrige?

Shkelzen budallai harron se, me procedure ka shpetuar Lul Basha ne lidhje me aferen e rruges Durres-Kukes Morine, por jo une.

Me procedure ka shpetuar dhjetera here Saliu, vete ai, kriminelet e perdorur nga klani, por jo une.

I them trimit te madh te klanit, se une i kam dale per zot kesaj pune dhe e kam per kenaqesi te perballem me ta, sa here ta kerkoje nevoja.

Nuk jam une ai qe i largohem, as atyre dhe as kurrkujt tjeter, perkundrazi une jam ne ndjekje te tyre dhe veglave te tyre, deri sa te jete e nevojshme.

Heroizmin e Berishave e njoh mire. E kam pare ne 1997, ne Gerdec, ne ngjarjen e 21 janarit, CEZ-i, DIA, rruga Durres-Kukes-Morine etj.

Me llogjike te ftohte dhe vetedije te plote, e garantoj te gjithe klanin, se heroizmi juaj nuk me emocionon fare, as oreksin nuk ma cenon dot dhe jo me vendosmerine per t’u perballur deri ne fund me ju.

Une e kam te gjithe kohen, qetesine dhe mundesine per tu perballur pambarimisht me proceset farse te Shkelzen budallait. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Romeo Karashkelzen berisha
Pas

Çështja e CEZ/ Romeo Kara e quajti sekser, Shkëlzen Berisha e kallëzon penalisht për herë të dytë (DOKUMENTI)

Para

Qytetarja i kërkon punë, Rama i kundërvihet: S’kam detyrë të të punësoj ty, shko hap ndonjë libër e mos pi raki

Para
Qytetarja “Je bërë si Jovan Bregu”, Rama e ironizion

Qytetarja i kërkon punë, Rama i kundërvihet: S’kam detyrë të të punësoj ty, shko hap ndonjë libër e mos pi raki

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.