Pasi Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve, ka reaguar djali i ish-kryeministritSali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Berisha falenderon ish-presidentin, Bujar Nishani duke thënë se nëse nuk do të ishte dekreti i tij atëherë importi i mbetjeve do të kishte filluar.
Reagimi i plotë:
Duhet te falënderojmë ish Presidentin Nishani. Pa dekretin e tij sot nuk do rrezohej ligji por do kishte filluar importi i plehrave.
Kujtojmë që sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dekretin e Nishanit duke e rrëzuar përfundimisht ligjin e mbetjeve. Të gjithë deputetët në komision votuan pro dekretit të Nishanit për të rrëzuar ligjin, përveç nismëtarit Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, të cilët abstenuan.
(S.SH/Shuplaka)