Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në një koment të bërë në rrjetet sociale ka ironizuar tifozët për eliminimin e Gjermanisë nga Kampionati Botëror i Futbollit.
Shkëlzen Berisha, i cili e ka shprehur përherë mbështjen e tij për Brazilin, ironizon me gjermanët duke thënë se duhet ta kishin ndërruar trajnerin sa ishte i ri.
“Duhet ta kishin ndërruar trajnerin sa ishte i ri”-shkruan Berisha. Përgjigjen ia ka kthyer në çast ish-deputeti socialist, Andis Harasani, i cili e ‘thumbon’ Berishën duke i kujtuar lidershipin e Partisë Demokratike: “InshAllah nuk po i referohesh PD-së o Shkëlzen.”-shkruan Harasani.
Kjo sigurisht që ka shkaktuar mjaft të qeshura në ndjekësit e të dy këtyre personazheve.
Discussion about this post