Ky 14 shkurt paska qenë pikërisht për Shkëlzen Berishën dhe partneren e tij Armina Mevlani. Në “Ditën e të dashuruarve”, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka propozuar publikisht blogeres: “A do që të bëhesh Valentini im përgjithmonë?’
Pas këtij propozimi në “Facebook”, Armina nuk ka nguruar të përgjigjet, por ka komentuar menjëherë: “Po! Të lumtur si në përralla”.
Pavarësisht se si Shkëlzeni ashtu edhe Armina kanë deklaruar se nuk e kanë në plan martesën për shkak të angazhimeve të shumta, ky “Shën Valentin” na tregon se ndoshta çifti ka ndryshuar mendim. Me këto deklarata, çifti i të dashuruarve nuk po ecin, por po vrapojnë drejt altarit. (D.D/Shuplaka)