Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ-it do të dëshmojë pas pak edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.
Ai do të merret në pyetje nga Taulant Balla dhe deputetët e komisionit. Shkëlzen Berisha aktualisht ndodhet në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit. Deri më tani po dëshmon në këtë komision Arben Doçi, nën cilësinë e dëshmitarit.
Në fjalën e tij në fillim të mbledhjes Taulan Balla ka deklaruar se policia ka qenë sot në shtëpinë e Ndue Kalajt. “Në shtëpi është gjendur bashkëshortja e Ndue Kalajt, Dajana Kalaj dhe ka thënë që ai ndodhet jashtë shtetit. Dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet për dëshminë e tij për në komisinin hetimor për çështjen CEZ”, tha Balla. Sipas tij policia duhet të sillte me forcë këtu Ndue Kalajn për të dëshmuar në komision. vijon…
DEBATI I DERITANISHËM NË KOMISION:
Bode: IFC, është zyra e Bankës Botërore këtu në Tiranë dhe zyra në Washington. Ne këtu kemi deklaratat e tre institucioneve, këto kanë qenë këshilltarët e privatizimit. Si ka mundësi që këtu flitet dhe hetohet për llogari të çekëve dhe nuk hetohet për atë që na kanë ngarkuar. Apo për të fshehur edhe këtë pjesë me fshirjen e 600 milionë detyrimeve që i ka qeveria kompanisë çeke?!
Balla: Së pari kjo është seancë dëgjimore dhe duhet të dini që ne i jemi drejtuar edhe Bankës Botërore me shkresë. I kemi drejtuar personave që të vijnë këtu dhe deponojnë dhe BB na ka kthyer përgjigje që personat që nuk mund të paraqiten. Tani sa për çështjen, ne po hetojmë privatizimin, është shitblerje. Ka shitur shteti shqiptar, ka blerë CEZ. Ndërkohë privatizimi ndodh në prill në qershor ky individi na sjellin arsyet pse e kanë paguar këtë personin këta. Tani nuk paska arsye të dyshojmë ne që pas 5 javësh vjen 7 milionë euro në llogarinë e një individi?! Kaq po bëjmë. Në fund ne paraqesim pikëpamjet tona, ju tuajat!
Ristani: Këto transaksione që po fliten në emër të Nuel Kalaj, unë s’kam parë dokument origjinal, po gjithsesi ky dokument, mban mend ta kesh kaluar nëpër duar?
Doçi: Një nga tipologjitë kryesore ka qenë ndërrimi i emrave, i një gërme, për t’i shpëtuar TIMS, më thoni kush është emri i vërtetë
Balla: Nue Nik Kalaj është..
Ristani: Nue Nik Kalaj ka ardhur te ju?
Doçi: Si aktivitet i dyshimtë asnjëherë!
Ristani: Ka ardhur si transaksion apo jo, pastaj si aktivitet i dyshimtë?! Nga përgjigja juaj kuptova se si transaksion i dyshimtë e kuptova që jo. (J.V/Shuplaka)