Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për çështjen e CEZ-it, është thirrur për të dëshmuar edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Por, ai nuk ka pranuar të bëjë betimin përpara Taulant Ballës, as të nisë gjeneralitetet.
Debati:
Taulant Balla: Betohu dhe thuaj gjeneralitetet.
Shkëlzen Berisha: Nuk bëj betimin para një të dënuari për shpifje. Gjeneraralitetet i ke padia ime për shpifje.
Taulant Balla: E di që fjalën betohem e ke të vështirë, por duhet ta bësh. (Ndërhyjnë të tjerë). Mësoni si funsionon parlamenti, bëni 1 kërkesë me shkrim, dërgojani kreut të kuvendit, përse nuk e lini dëshmitarin të flasë?! Dëshmitar betohu, më pas gjeneralitetet dhe fillojmë dëshminë.
Shkëlzen Berisha: Betimi nuk mund të bëhet kur je i akuzuar për shpifje.
Taulant Balla: Ju kujtoj se nëse nuk bëni betimin nuk ka vlerë.
Shkëlzen Berisha: Nuk betohem se ti ke konflikt interesi.
Taulant Balla: S’ka konflikt interesi. Dëshmia e Berishës është shumë e rëndësishme, do të merret përsa kohë që ka vlerë. Problemi është i qartë, një dëshmi pa bërë betimin nuk kemi pse e marrim. Nuk ka ardhur këtu dëshmirari mos të japë dëshminë.
Nga Salla: Jepni dorëheqjen zoti kryetar
Balla: E kuptoj strategjinë për të mos dhënë betimin këtu sot, e ka bërë edhe Sali Berisha më parë, nuk bëjnë betimin, deklarimi është i pavlefshëm. Nëse nuk betohet dëshmitari nuk ka vlerë deklarimi. Ka frikë të dëshmojë para komisionit, dëshmitari të largohet. Do të thirret përsëri deri kur të bindet, se para komisionit ‘betohesh”, tani mund të ikësh.
Shkëlzen Berisha del nga salla…
Pas daljes nga Komisioni i Hetimit Shkëlzen Berisha ka deklaruar se nuk ka lidhje me aferën CEZ.
“As me zotin Kalaj as me zotin Ismaili nuk kam asnjë lloj lidhje. Është diçka e ezauruar. Askush prej jush nuk i ka parë këto prova, janë të pacertefikuara. Unë nuk kam lidhje me këtë gjë, ka dëshmitarë. Unë nuk e di çfarë provash ka ky komision dhe nëse janë të vlefshme”, tha Shkëlzen Berisha.
Taulant Balla pas Komisionit:
Pas djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, është Taulant Balla ai që ka dalë në një deklaratë për mediat.
“Ne kishim një seancë të programuar dëgjimore me tre dëshmitarë. Jemi në një fazë ku hetojmë një transaksion financiar, në kohën kur Berisha ishte kryeminsitër. Transaksioni është kryer më 16 qershor nga një bankë në çeki me një bankë në shqipëri. Personi që po hetojmë quhet Ndue Kalaj, nga hetimet e marra në rrugë zyrtare ka dalë që është i përfshirë. Në një nga e-mailet përmendet edhe Shkëlzen Berisha, këto janë prova në rrugë zyrëtare. Përveç Ndue Kalja do të merrej edhe dëshima e Shkëlzen Berishës. Komisioni e ka antiligjorë që të mërrte dëshimë pa bërë betimin. Nëse dëshimtari nuk bëni betimin dhe jep gjeneralitete. Ndue Kalaj nuk jep dëshminë. Sali Berisha ka dhënë një dëshmi të pavlefshme, pasi nuk është përgjigjur fare për këtë çështje. Shkëlzen Berisha nuk pranon të bëjë betmin, këta të tre kanë një dakortesi që të mos i japin komisionit informacionet që dinë”, tha Balla.
Më pas kryetari i komisionit të CEZ shtoi: “Nue Kalaj dhe Shkëlzen Berisha janë dy persona që janë pjesë shumë e rëndësishme e hetimit. Për herë të parë në këto 15 vjet nuk ka patur komision tjetër që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje . Ne veprën e krimit e kemi gjetur, që janë paratë. Ryshfetin e kemi gjetur. Tani kemi gjetur edhe sekserin që është Nue Kalaj, dhe nuk nguroj ta quaj të tillë për sa kohë ky nuk vjen në komision. Tani duam të gjejmë se ku ky i ka çuar paratë…”.
I buzëqeshur dhe shpjegues ndaj ngjarjeve të Komisinit Hetimor të CEZ-it që ndodhën vetëm pa minuta më parë Taulant Balla ka deklaruar se ky komision ka prova të paimagjinueshme.
“Kemi prova të paimagjinueshme, s’keni parë asnjë akoma. Kjo është e vërtetë që komisioni ka një mandat i cili në fakt po shkon drejt fundit dhe ne insistojmë tek këto dëshmi, që ato të japen pra Kastriot Ismailajt. Ky i fundit nuk na shpëton dot se është në burg. Këta të tjerët po”, tha Balla. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post