Dhurimi i gjakut nga ana e Kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij duket se nuk ka ngjallur reagime tërësisht pozitive në publik. Kjo edhe për faktin se nisma të tilla nuk kanë pse të përdoren mediatikisht.
Mirëpo djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkelzeni ka një tjetër koment. Ai thotë se gjaku i Ramës nuk duhet që t’iu jepet asnjë personave që janë në drejtimin e mjeteve.
‘’Përfituesi i gjakut të Rames nuk duhet ti japë makinës për 2 javë”, shkruan Shkëlzen Berisha, duke hedhur akuza të forta në drejtim të Ramës.
Rama e shpalli nismën e tij para Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa tha se deputetëve kjo u shërben dhe për të përmirësuar pak imazhin e tyre.
“Do të kërkoja angazhimin e gjithkujt prej jush. Besoj që çdo prind këtu do ta kuptojë këtë që do të them. Ne, në kryeministri kemi bërë çdo vit dhurimin e gjakut. Është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Siç kanë treguar edhe vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues dhe ka një rritje të dhurimit, kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe të deputetëve” ka thënë Rama në mbledhjen e grupit.
Po ashtu ai ndoshta nxorri zbuluar dhe qëllimin real të dhurimit të gjakut duke thënë
se ky kontribut jetik i shërben edhe imazhit të vetë deputetit:
“Balancon atë idenë se ne vetëm “pijmë gjak” dhe krijon një ide që ne edhe mund të japim gjak. Ne do ta bëjmë në Kryeministri këtë gjë dhe duke parë duke parë sa gjak mungon, do t’i marrim sa duhet çdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS ndaj institucionit të dhurimit të gjakut”, vijoi me tej kryeministri.
(E.K/SHUPLAKA)