Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, ka ndërhyrë në emisionin “Të Paekspozuarit”, për t’ju përgjigjur analistit Andi Bushati, i cili deklaroi se drejtësia duhet të hetojë në mënyrë të paanshme edhe “çështjen CEZ” dhe përfshirjen e Shkëlzen Berishës në të.
Bushati nxorri një email ku sipas tij vërtetohej se Shkëlzen Berisha kishte lobuar për çështjen CEZ. Po për djalin e ish-kryeministrit kjo nuk është aspak e vërtetë.
Sipas Berishës i gjithë ky debat bëhet për të shmangur vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë Rama.
DEBATI:
Shkëlzen Berisha: Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.
Andi Bushati: Nga emaili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.
Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.
Andi Bushati: Atëherë ma korigjoni ju
Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.
Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.
Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.
Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i pavërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.
Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do të bëhej për të ndihmuar kompannë që do të fitonte.
Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mia bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin.
(E.K/Faxweb)