Pas shkarkimit të ministrit Ylli Manjani, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet për akuzat për kanabis ndaj ministrit Tahiri.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Shkëlzeni kujton akuzat e Manjanit, Vasilit dhe Kokës për lidhjen e ministrit Tahiri me trafikimin e lëndëve narkotike.
Statusi i plotë i Shkëlzen Berishës:
“Aloooo prokuroria …
Ministri që iku (Manjani) tha se e shkarkoi droga. Ministri që e zëvendësoi (Vasili) këshillonte publikisht kolegët deputetë të kishin kujdes nga droga që do u fuste në makinë ministri i rendit (Tahiri). Ndërsa ministri që nuk lëvizi (Koka) tha se na ka mbytur droga.
A ka ndonjë prokuror apo gjykatës që i dëgjon këto akuza për drogë apo mendojnë se janë akuza politike dhe prandaj nuk ja vlen të hetohen?
Nuk di në cilin nen të kodit penal thuhet se akuzat për përdorimin, menaxhimin apo trafikimin e lëndëve narkotike nuk duhen hetuar nëse bëhen nga ministrat!?!”, shkruan Shkëlzen Berisha. (D.D/Shuplaka)