Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar policinë nëprmjte një statusi në ‘Facebook’.
Shkëlzen Berisha shkruan me ironi ‘Policia që duam’ dhe më pas e akuzon atë se sekustron drogën, por nuk arreston shoferin
Berisha i referohet një rastit të ndodhur në datën 16. 08. 2018, pas një opercioni të kryer nga policia, ku në aksin rrugor Selenicë -Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Duke qenë se drejtuesit e mejtit logjikisht duhet të ishin në makinën në momentin e ndalimit të automjetit, duket se kjo gjë nuk ka nodhur pasi njoftim vazhdon, po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Satususi i plotë:
“Policia qe duam. Ndalon ne postobllok makinen me droge por jo shoferin
“Më datë 16. 08. 2018, në kuadër të planit të masave kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në aksin rrugor Selenicë – Resulaj, pikat e kontrollit të ngritura posaçërisht për goditjen e këtyre veprave penale kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti tip fuoristradë brenda së cilit është sekuestruar 9 kg e 720 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal””
(E.V/Faxweb.al)