09:19 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shkëlzen Berisha u përgjigjet akuzave: Kjo është e vërteta e transfertës së 200 mijë eurove…

21:07 | 20/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Udhëtimi në Pragë me Ismailajn, Shkëlzen Berisha i kundërpërgjigjet ish-juristit të ÇEZ: Do të padis penalisht për shpifje!

Shkëlzen Berisha reagon pas lajmit për një transfertë të dyshimtë prej 200 mijë eurosh në llogarinë e tij, gjatë vitit 2009.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i konsideron deklaratat e Komisionit Hetimor të CEZ dhe kryetarit të saj Taulant Balla, si shpifje.

“Me keto genjeshtra para elektorale Edi Rama kerkon te mbuloje vjedhjen 634 milione euro qe i beri shqiptareve ne marreveshjen me CEZ. Kerkon te mbuloje sarajet miliona euro ne Surrel dhe pallatin 5 katesh te gruas ne mes te Tiranes, te ndertuara pa asnje fature ose siç tha ndryshe bashkeshortja e tij me “para gjaku””, shkruan Shkëlzen Berisha.

Ndër të tjera, djali i ish-kryeministrit shton se një tjetër arsye se përse vijnq këto akuza ndaj tij është sepse Rama po mundohet të mbulojë kalimet në kufi nga vëllai i tij Olsi Rama, me makinën e përdorur nga Genti Xhixha, drejtues i grupit të Xibrakës.

REAGIMI I PLOTË I SHKËLZEN BERISHËS

Nje pergjigje per Ramen dhe Taren

Karakteristika tipike e genjeshtareve dhe shpifesve, eshte qe kur dalin bllof, pergjigjen me nje genjeshter tjeter edhe me te madhe se e para. Kur dalin zbuluar, shpikin nje tjeter , e keshtu me radhe me shpresen se ne kete menyre do mbulojne zullumet e tyre.

Fillimisht thane se Shkelzen Berisha eshte miku i ngushte i z. Kalaj, por ne pamundesi per te sjelle edhe nje fakt te vetem qe te provonte kete shpifje, fabrikuan genjeshtren tjeter qe kisha vizituar Pragen me z.Ismailaj.

Kur u perballen me padine ligjore per shpifje, braktisen edhe kete mashtrim duke fabrikuar genjeshtren e radhes se nuk kisha paguar taksat.

Jam i sigurte qe pasi kane gjetur dokumentat qe taksat jane paguar cdo qindarke, kane dale me shpifjen e radhes se parate e fituara nga kontrata te ligjshme ndermjetesimi, te transferuara me banke, te deklaruara nga vete une ne ILDKP mund te kene lidhje me CEZ.

Edhe njehere ju bej me dije se te gjitha te ardhurat e mia , jane fituar, deklaruar dhe tatuar ne rruge ligjore. Cdo gje eshte transferuar ne rruge bankare brenda sistemit bankar shqiptar, mbi baze kontratash dhe nuk kane asnje lidhje as me CEZ, as me persona apo kompani te lidhur me CEZ. Nuk kane asnje lidhje me fonde publike apo persona qe kane perfituar nga fonde publike.

Ne dijenine time asnje nga personat apo kompanite me te cilat une kam pasur kontrata nuk ka pasur kurre lidhje financiare me CEZ, DIA, z.Kalaj apo z.Ismailaj.

Rama dhe Tarja mund te, shpifin, genjejne, germojne e te bejne tym sot e gjithe diten, por nuk do te gjejne dot kurre asnje qindarke te padeklaruar, te pa tatuar apo te perfituar ne konflikt interesi.

Me keto genjeshtra para elektorale Edi Rama kerkon te mbuloje vjedhjen 634 milione euro qe I beri shqiptareve ne marreveshjen me CEZ.

Kerkon te mbuloje sarajet miliona euro ne Surrel dhe pallatin 5 katesh te gruas ne mes te Tiranes, te ndertuara pa asnje fature ose sic tha ndryshe bashkeshortja e tij me “para gjaku”. Me para gjaku nenkuptoni para pa burim, para pa taksa, para pa fature, para jashte sistemit bankar. Per definicion – Para te pista !

Me keto shashka mendon te mbuloje faktet qe do dalin se shpejti dhe provojne kalimet e kufirit nga vellai i tij me makinen e perdorur nga kryetrafikanti i droges Genti Xhixha drejtues i grupit te Xibrakes.

Kerkon te mbuloje mashtrimin per hapjen e 300 mije vende pune nderkohe qe ka hapur vetem kampe refugjatesh ne cdo cep te Europes.

Perpiqet te mbuloje mashtrimin per shendetesi falas nderkohe qe u fal qindra miliona euro klienteve te tij permes koncesioneve, kur buxheti nuk garanton dot as ilacet per te qetesuar dhimbjet e te semureve me semundje te pasherueshme.

Shpreson te mbuloje shpalljen e krimineleve te pafajshem e nxjerrjen e tyre nga burgjet per aresye elektorale dhe mbushjen e qelive me te varfer qe vrasin veten se nuk kane me se te paguajne energjine elektrike.

Tenton te mbuloje kthimin e Shqiperise ne hambarin e droges per gjithe Europen

Kerkon te mbuloje faktin se ne parlament dhe listat e PS gjen me shume kriminele se ne listat e Camorres ne Napoli

Por sigurisht qe nuk ka genjeshtra qe mund te mbulojne degradimin e Rames dhe kalbezimin e qeverisjes se tij.

Eshte thjesht nje mjeran, I gatshem ti lepihet cdo krimineli e te peshtyje cdo mashtrim me shpresen se krimi dhe mashtrimi do ta mbajne ne pushtet. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: akuzadyshimeshkelzen berishatransferta
Pas

Komisioni Europian i dërgon një mesazh PD-së në ditën e tretë të protestës

Para

Zjarr i madh në një apartament në Gramsh

Para
Zjarr në klubin e natës, 9 të vdekur dhe 13 të tjerë të zhdukur

Zjarr i madh në një apartament në Gramsh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.