13:34 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Shkëlzen Doli me kompani në Tiranë vetëm 4 muaj më parë, cilët janë ortakët dhe sa do paguhet për koncertin

09:18 | 24/12/2016
në Kulturë, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Shkëlzen Doli me kompani në Tiranë vetëm 4 muaj më parë, cilët janë ortakët dhe sa do paguhet për koncertin

Shkëlzen Doli me kompani në Tiranë krijuar vetëm në muajin gusht të këtij viti, thuajse 4 muaj para koncertit të shumëdiskutuar që është thënë se do ta mbajë në kryeqytet. Doli ka në pronësi së bashku me ”Albanian General Electricity”, ”AGE ART PRODUCTION”, ku administrator është Sadik Llapashtica. Kompania është krijuar vetëm në 1 gusht të këtij viti.

Po kush e zotëron ”Albanian General Electricity”? Ajo është shoqëri aksionare dhe është krijuar në maj 2014 me administrator po Sadik Llapashticën dhe me anëtar Këshilli Mbikëqyrës Henri Muhaxhirin, Nexhat Maliqin dhe Nesa Llapashticën.
Mësohet se Doli i ka përfituar tashmë paratë, plot 135 milionë lekë, nëpërmjet një kontrate me Ministrinë e Kulturës. Kompania e tij ka firmosur për përfitimin dhe Ministria e Kulturës nuk ka kryer një prokurim të drejtpërdrejtë. Sipas ligjit, një kompani duhet të ketë më shumë se 2 vjet në treg, që të përfitojë shuma më të mëdha se 8 milion lekë. Kujtojmë se shuma që do të marrë Doli për një koncert është sa buxheti i një viti të plotë për Teatrin e Operas dhe Baletit dhe më shumë se dyfishi për Galerinë e Arteve (50 milionë në vit). Asnjë artist shqiptar nuk ka marrë as 1/3 e një shume të tillë nga shteti shqiptar në këto 8 vjet.  Kufiri për kontratat e Ministrisë së Kulturës me individë është 5 milionë lekë, ndërsa për shoqatat 20 milionë.

Pallati i Kongreseve ku do mbahet koncerti i Dolit do sjellë të tjera para. Me 2200 vende, nga një mesatare prej 40 mijë lekësh bileta, bëhet një shumë tjetër e konsiderueshme për violinistët dhe artistët që e shoqërojnë, edhe 100 milionë të tjera, përveç 135 milionëshit.
Nuk dihet nëse kompania e violinistit Dolit do vazhdojë kontratat me institucionet shqiptare, megjithatë në funksionet e saj renditen: Organizimi i koncerteve Folk, Klasik, Pop, Jazz etj, strukturimi, ngritja dhe menaxhimi i Orkestrave Simfonike dhe i llojeve të tjera të orkestrave muzikore, Përgatitja dhe kompozimi i këngëve dhe valleve të ndryshme muzikore me solistë të të gjitha zhanreve etj.

Për Dolin janë shitur biletat e koncertit të 2 janarit. Edhe pse u tha se bileta do të kushtonte 60-70 mijë lekë të vjetra, në treg të zi ka shkuar edhe 100 mijë e më shumë. Sigurisht që shitja më e madhe u bë kur të gjithë kishin kuptuar se do vinte Filarmonia e Vjenës, autoritet që e mohoi tërësisht këtë gjë.

Në një komunikim të djeshëm Doli anashkaloi krejtësisht debatin e nxehtë krijuar për keqkuptimin e madh të ardhjes së Filarmonisë së Vjenës, duke thënë se do të vijë në Shqipëri me 36 artistë dhe ende nuk është zbardhur e vërteta: gjithë sa u keqkuptua është një gafë e kryeministrit apo kompania nuk e menaxhoi si duhet situatën?!Valmora Gogo-SHUPLAKA

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”212″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: edi ramakoncerti i 2 janaritshkelzen doli
Pas

Denoncon emigranti: Policisë së Përmetit iu duka “peshk potencial”

Para

Festivali i RTSH-së “ringjall” Vaçe Zelën, përlotet Ledina Çelo

Para
Festivali i RTSH-së “ringjall” Vaçe Zelën, përlotet Ledina Çelo

Festivali i RTSH-së "ringjall" Vaçe Zelën, përlotet Ledina Çelo

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Në prill erdhën 819 mijë të huaj, në rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Vota e diasporës! KQZ jep detaje: 339.893 persona krijuan profil në PER, votues nga 85 shtete të botës

Rusia u ofron të burgosurve ukrainas të ndërrojnë anë e të pushtojnë Evropën bashkë

Greqia sërish mes flakëve, dhjetra zjarrfikës dhe helikopterë në terren në Markopoulo

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë nga Izraeli, OKB rifillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Vogëlushja Nur nga Gaza e cila vuan nga një sëmundje e rrallë po pret për trajtim

Maqedoni e Veriut, konfirmohen 2 raste të lisë së majmunëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.