Djali i ish-Kryeministrit, Sali Berisha feston ditëlindjen ditën e sotme.
Prej vitesh Shkëlzen Berisha po jeton dashurinë e tij me blogeren Armina Mevlani.
Çdo e re në jetën e tyre, përbën lajm për mediat rozë dhe interes për publikun.
Dhe në këtë ditë të veçantë për Shkëlzenin, Armina ka menduar një surprizë.
Ajo e ka surprizuar partnerin e saj me disa tollumbace dhe me një dhuratë në dorë, që nuk e ka bërë të ditur se çfarë është.
“Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë dhe shokut tim më të mirë. Shkëlzen Berisha të dua shumë,”- shkruan Armina krahas fotos së publikuar.
(F.M/Faxweb)