09:11 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkëmbenin automjetet me drogë në mes të rrugës, arrestohen tre persona (VIDEO)

09:04 | 05/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëmbenin automjetet me drogë në mes të rrugës, arrestohen tre persona (VIDEO)

Tre persona u arrestuan gjate operacionit koduar “Kalaja”, ku u sekuestruan edhe 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Ne pranga u vune shtetasit Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë; Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë dhe Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.

Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. – 2 automjete Mercedes Benz. – 3 aparate celularë të markave të ndryshme. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. 

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: 3 personaarrestohendrogemjete
Pas

Kryente vepra të turpshme me vajzën e tij të mitur dhe dhunonte bashkëshorten, ndalohet 36-vjeçari në Maliq

Para

Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

Para
Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

Nga Arjan Çani te Aurela Gaçe dhe Lorik Cana, cilat janë FOBITË e VIP-ave shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.