13:37 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

09:33 | 24/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

Arnaud Beltrame, është oficeri i policisë franceze, që u vetofrua për shkëmbim me njërin prej pengjeve në ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një supermarket, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

“Nënkoloneli Arnaud Beltrame, 45 vjeç, ra si hero dhe tregoi një kurajo të jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Punonjësi i Xhandarmërisë franceze ndihmoi t’i jepej fund sulmit terrorist të një agresori të armatosur që kishte vrarë 3 persona të pafajshëm në një qytet jugor të Francës, përpara se të vritej nga policia.

Terroristi, i identifikuar më pas si 25-vjeçari Redouane Lakdim, raportohet të jetë radikalizuar e gjatë pengmarrjes kishte deklaruar se ishte një ushtar i bindur i Shtetit Islamik.

Teksa njoftoi vdekjen të oficerit të policisë në “Tëitter”, ministri i Brendshëm Gerard Collomb tha se “ai dha jetën për vendin e tij”. “Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin e tij, trimërinë dhe sakrificën që bëri”.

Më herët, Macron kishte bërë të ditur se nënkoloneli Beltrame kishte pësuar plagë të rënda dhe se po luftonte me vdekjen në spital. Në total 16 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në atë që Macron e përshkroi si një akt të “terrorizmit islamik”.

Lakdim raportohet të ketë kërkuar lirimin e Salah Abdeslamit, të mbijetuarit të vetëm e më të rëndësishëm të sulmeve të 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat humbën jetën 130 persona.

Një person, që besohet të jetë partnerja e Lakdimit, u arrestua më vonë në lidhje me sulmit e së premtes.

Akti i dhunshëm nisi mëngjesin e ditës së djeshme në Carcassone, ku Lakdim vodhi një automjet, vrau pasagjerin, trupi i të cilit u gjet më vonë i fshehur në disa shkurre, e plagosi drejtuesin e tij. Më pas qëlloi ndaj një grupi policësh që po vraponin në rrugë, duke plagosur njërin prej tyre.

Lakdim udhëtoi për pak kilometra drejt qytezës së Trèbesit, ku hyri në supermarketin “Super U” nën thirrjet “Jam një ushtar i DAESH-it (akronim i Shtetit Islamik në gjuhën arabe)”. Ai vrau dy prej punonjësve, përpara se të merrte peng të tjerët.

 

Etiketa: oficeri
Pas

S’kanë fund çuditë/ Derës i del pronari, banorët hyjnë në shtëpi nga dritarja

Para

Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, autopsia horror: I kishin hequr mitrën, gjuhën dhe…

Para
Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, autopsia horror: I kishin hequr mitrën, gjuhën dhe…

Vdekja e adoleshentes që udhëtonte nga Saranda në Janinë, autopsia horror: I kishin hequr mitrën, gjuhën dhe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.