Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vetëvrasja e Gjergji Mullallit, i cili pasditen e djeshme i mori jetën bashkëshortes së tij Luizës, me të cilën ishte në proces divorci.
Mësohet se ai është lokalizuar nga policia në një banesë të braktisur dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve të efektivëve për tu dorëzuar. Madje përpara se ti jepte fund jetës ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.
Policia ka gjetur një letër, ku ai shkruante se do të vetëvritej, pasi i kishte marrë jetën në mënyrë makrabre nënës se tre fëmijëve të tij. Policia ka publikuar dhe foton e 55-vjeçarit , ku shihet dhe arma me të cilën ka vrarë veten, pasi ka kuptuar që ka qenë i rrethuar dhe nuk kishte mundësi që të largohej.
Njoftimi i policisë:
Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.
Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.
Gjatë pasdites së djeshme Gjergji Mullalli qëlloi në drejtim të bashkëshortes së tij e cila kishte urdhër mbrojtje për shkak të denoncimeve të vazhdueshme, për dhunë në polici.
Ai e qëlloi Luizën me armë zjarri dhe më pas e hodhi në gropën septike pas shtëpisë, ndërkohë që trupi i gruas do të gjendjej disa orë më vonë nga policia, pas sinjalizimit të familjarëve.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzat që ishin të martuara dhe një djali rreth të 20-tat, ndërsa vitet e fundit konfliktet kishin qenë të shpeshta, edhe për shkak se 55-vjeçari ishte përdorues i rregullt i alkoolit.
(E.K/Faxweb.al)