Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në Elbasan ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur, raporton ‘Fax News’. Raif Çaushllari u plagos ndërsa ishte duke ecur.
Sipas njoftimit të policisë rreth ores 19.40, afer kryqëzimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistoletë nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R.Ç rreth 23 vjeç, pronar i një motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilesinë e provës materiale armën e krimit.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post